Projekte reale për programim të Robotëve

Robokid është krijuar me qëllim të inspirimit të gjeneratave të reja për hulumtimin e mëtutjeshëm të fushës së robotikës, elektronikës dhe shkencave kompjuterike. Liga Robokid nxit shpirtin garues tek nxënësit filloristë duke ju mësuar bazat e programimit të robotëve Lego Mindstorm EV3.

Mëso më shumë
.

Mësoni me teori dhe projekte reale!

Fillojmë nga sqarimi i funksionalitetit të robotëve Lego Mindstorm EV3, për të kaluar më pas në programimin e tyre. Gjithashtu do mësojmë rreth elektronikës dhe bazat e programimit në ueb.

.

Mindstorm EV3

Të gjitha materialet kryesore të Robokid janë të dizajnuara për programim të robotëve Lego Mindstorm EV3.

.

Scratch

Scratch është një gjuhë programore vizuale e ndërtuar special për gjeneratat e reja.

.

Python

Programimi i komandave më komplekse mund të bëhet edhe me gjuhën programore Python.

.

Elektronika & Programimi

Bazat e elektronikës dhe programimit janë shumë të nevojshme në manipulimin e robotëve.

Diskutoni rreth robotikës

Pjesa e blogut ka për qëllim të ju ndihmojë nxënësve të diskutojnë rreth problematikave të ndryshme që mund ti hasin përgjatë punës së tyre me robotë. Andaj mos hezitoni të parashtroni problemet e juaja dhe të ndihmoni nxënësit e tjerë rreth problemeve të tyre.

Ndihmo të tjerët ose kërko ndihmë
.

Përgadituni dhe mësoni nga më të mirët!

Mësimet e robokid do të përgatiten nga ekspert të fushës së elektronikës dhe shkencave kompjuterike.

Njihu me instruktorët

Ende keni pyetje?

Lexoni pyetjet më të shpeshta të cilat i kemi sqaruar më poshtë. Nëse nuk e gjeni pyetjen tuaj, mos hezitoni të na kontaktoni direkt.

Mësimet e Robokid do të përgatiten duke pasur në mendje nxënësit e shkollave fillore të cilët mund të jenë që nga klasa e 5-të e deri në klasën e 9-të. Por, liga e Robokid që do jetë me prezencë fizike mund të pranojë vetëm nxënësit e shkollave fillore në qytetin e Gostivarit, që janë në klasën e 7-të.

Të gjithë nxënësit që do marrin pjesë pa munguar në të gjitha orët e ligës Robokid do të fitojnë mirënjohje për suksesin e tyre.

Fituesit e shkollave do të marrin mirënjohje për vendet e fituara.

Fituesit e garës kryesore do marrin trofe dhe medalje për vendet e fituara.

Mësimet e Robokid do jenë të qasshme online te platforma jonë robokid.mk. Por, kurset me prezencë fizike do të mbahen nëpër ambientet e shkollave fillore në qytetin e Gostivarit.

Projekti Robokid ndahet në 3 pjesë të cilat vijnë njëra pas tjetrës. Në fillim do ta kemi ligën e cila do të mbahet në 4 shkollat fillore në qytetin e Gostivarit. Pastaj në çdo shkollë do kemi gara preliminare për të caktuar fituesit e shkollave. Në fund fituesit e shkollave do garojnë njëri me tjetrin në garën finale ku do caktohen fituesit e projektit Robokid.

Pranimi i nxënësve që do marrin pjesë në ligën Robokid si dhe në garën finale do të bëhet nga ana e udhëheqësve të shkollave. Detyra jonë është që të bashkpunojmë me shkollat fillore duke ju përcjellur pritshmëritë tona rreth kushteve bazë që duhet të plotësohen nga nxënësit që do garojnë.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2024 Robokid | Powered by YEP