Lëvizje djathtas dhe majtas me LEGO EV3
2 min
Në këtë ushtrim, do të përdorim platformën EV3 Classroom për të programuar një robot për të lëvizur drejt dhe pastaj për të kthyer majtas ose djathtas. Ky është një ushtrim argëtues dhe sfidues që do t'ju ndihmojë të mësoni si të programoni një robot.
Hapi 1: Hapni platformën LEGO EV3 Classroom dhe krijoni një projekt të ri.
Hapi2: Pasi që projekti i ri të jetë krijuar, ju duhet të keni panelin punues si në fotografinë në vijim.
Hapi 3: Në këtë ushtrim, qëllimi ynë është të shpjegojmë levizjen djathtas dhe majtas të robotëve. Për këtë arsye, zgjidhni rrethin me ngjyrë rozë të emëruar si "MOVEMENT" ("LËVIZJA"). Në këtë rreth, ka disa blloqe, secili me funksionalitetin e vetë.
Hapi 4: Lidhni robotin tuaj me programin përmes Bluetooth ose USB kabllit.
Hapi 5: Ruajeni programin dhe shkarkojeni në robotin tuaj LEGO EV3. Shkarkimi bëhet duke klikuar në ikonën e vendosur në fund të hapsirës programuese.
Hapi 6: Nëse programi është i shkarkuar, atëherë ai duhet të gjendet në bazat e robotit dhe të selektohet për t'u ekzekutuar.
Në këtë ushtrim, lëvizja e robotit djathtas dhe majtas bëhet përmes bllokut "Move Tank" në "MOVEMENT" rrethin. Lëvizja e robotit djathtas bëhet në atë mënyrë që në pjesen e bllokut ku shkruhet "straight" klikohet the me pas paraqitet nje rreth i cili mund të rotullohet në anën e djathtë ose në anën e majtë. Varësisht se në cilën pozitë do ta vendosini vlerën atëhere ne pjesen ku shkruan "straight" do te shkruaj "ridht dhe vlera" ose "left dhe vlera negative". Për të fituar kthesën e dëshiruar djathtas/majtas atëher duhet që përveq të lartëpermendurës të rregullohen edhe numri i rrotullimeve të robotit.
Në fotografinë në vijim do tju paraqesim një shembull të gatshëm se si mund një robot te shkoj para/pas dhe më pas të kthej djathtas/majtas.
Kur programi fillon, në të është vendosur edhe blloku fillestar "when program starts". Në këtë kursë, rekomandohet të përdoret blloku me të cilin kemi kontrollën maksimale në lëvizjet e robotit, por ju gjithashtu mund të eksploroni edhe blloqet e tjera në mënyrë që të kuptoni programimin e robotit sa më mirë.
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .