Hyrje
2 min
Mirë se vini në botën e LEGO® MINDSTORMS®. Në këtë komplet robotik LEGO® MINDSTORMS® EV3 i keni të gjitha elementet që ju nevojiten për të krijuar dhe komanduar mijëra LEGO robot. Nëse nuk keni ndërtuar kurrë më parë një robot LEGO MINDSTORMS, ne ju rekomandojmë që të filloni duke ndërtuar një nga pesë robotët e lezetshëm të paraqitura në paketimin EV3. Në misionet e robotëve brenda softuerit të programimit EV3 dhe aplikacionit programues për tablet, do të gjeni udhëzimet pë ndërtimin dhe shembuj se si të programon këta robotë. Robotët janë krijuar nga LEGO MINDSTORMS projektuesit për të demonstruar disa nga mënyrat se si mund të ndërtoni dhe programoni me sistemin robotik LEGO MINDSTORMS EV3. Përpara se ju ta dini, ju do t'i ktheni krijimet tuaja LEGO në Robotë të lëvisshëm të çdo lloji dhe me shumë lloje sjellje të ndryshme! Me LEGO MINDSTORMS EV3, ndërtimi dhe programimi i robotit tuaj kurrë nuk ka qenë më i lehtë. Mendoni për një robot dhe më pas ndërtoni atë. Përdorni motorët dhe sensorët për të mundësuar sjelljen dhe lëvizjen e robotëve. Softueri do t'ju mundësoj që të lëvizni robotin tuaj.
Krijoni(Create): Ndërtoni robotin tuaj duke përdorur elementët LEGO, motorët dhe sensorë inteligjentë të përfshirë në paketë.
Komanda(Command): Programoni robotin tuaj në bazën intuitive të bazuar në interfejsin e ikonave programuese. Tërhiqni dhe lëshoni veprimet që dëshironi në dritaren e programimit dhe rregullojini ato për t'iu përshtatur sjelljes/levizjes se robotit tuaj.
Shkoni(Go)! Pasi të keni ndërtuar dhe programuar robotin tuaj, është koha për të Luajtur!]
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .