Shfrytëzimi i sensoreve me LEGO EV3

3 min

LEGO EV3 është një platformë e shkëlqyeshme për të ndërtuar robotë inteligjentë dhe për të eksperimentuar me teknologjinë e automatizimit. Një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj platforme është shfrytëzimi i sensoreve të ndryshëm, të cilët mund të ndihmojnë robotin të kryejë shumë funksione të ndryshme.

Në këtë platformë, gjejmë sensorin e ngjyrave, sensorin e prekjes dhe sensorin me rreze infra të kuqe. Çdo sensor ka bloqet e veta në LEGO EV3 Classroom dhe secili prej tyre ka një funksion të vecantë.

.

Në fotografi, janë paraqitur të gjitha blloqet që mund të shfrytëzohen me sensorin e ngjyrave. Një shembull i thjeshtë i përdorimit të këtij sensori është ndjekja e një linje të thjeshtë në një sipërfaqe të bardhë.

Në vazhdim, do t'ju paraqesim një shembull të robotit, ku ai lëviz para vetëm nëse zbulon ngjyrë të zezë.

.

Sensori i prekjes- Në vazdhdim do të shohim blloqet që përdoren për sensorin e prekjes.

.

Përveç sensorit të prekjes, në EV3 Classroom gjithashtu kemi tastet e EV3 tullës që janë të paraparë si sensorë të prekjes. Funksionalitetin e sensorit e kemi shpjeguar në kurset e mëparshme, për këtë arsye në vazhdim do t'ju sjellim shembuj praktik.

.

Shembulli paraqet lëvizjen përpara të robotit për një rrotullim, por kjo lëvizje është e kushtëzuar nga sensori i prekjes. Në këtë rast, përderisa sensori i prekjes nuk shtypet, roboti nuk lëviz. Në momentin kur sensori do të shtypet, atëherë do të fillojë ekzekutimi i mëtejshëm i programit.

.

Siç mund të vërehet në këtë shembull, njejtë si në shembullin paraprak, që roboti mund të fillojë lëvizjen duhet që të shtypet sensori i prekjes. Arsyeja pse kjo është e mundur është sepse këtu është marrë blloku që mundëson levizje të pandërprerë, e patjetërsueshme është vendosja e një blloku tjetër në këtë rast kemi bllokun i cili mundëson shtypjen e tastit qendror të EV3 tullës. Siç e kemi theksuar më parë, këto taste mund të shfrytëzohen edhe si sensorë të prekjes. Në këtë rast, shtypja e këtij tasti do të mundësojë ndërprerjen e lëvizjes së robotit.

Sensori me rreze infra të kuqe- Në vazhdim, do t'ju sjellim blloqet që mund të shfrytëzohen për këtë sensor në aplikacionin EV3 Classroom.

.

Në këtë shembull, do të paraqesim një situatë kur roboti do të lëshojë një tingull të caktuar në momentin kur largësia e tij nga një objekt tjetër do të jetë më e vogël se 15 cm.

.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2024 Robokid | Powered by YEP